Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mitrovicë, një shtëpi përfshihet nga zjarri

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Shipol të Mitrovicës.

Sipas Policisë së Kosovës përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

Në raportin policor theksohet se një ankuese ka njoftuar se shtëpia, pronarët e së cilës ndodhen jashtë vendit në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit, ekipi i KEDS-it dhe eksperti i zjarrit. Përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka. Rasti duke u hetuar”- thuhet në raportin 24 orësh.