Mitrovicë e Veriut, Policia gjen laboratorin i cili ishte duke u përgatitur për kultivim të drogës

Njësitët Anti-drogë të Policisë së Kosovës në regjionin e Mitrovicës së Veriut sot kanë hasur në një laborator i cili ishte duke u përgatitur për të filluar kultivimin e drogës.

Laboratori është gjetur në rrugën “Kollashinska” në Mitoricën e Veriut.

KALLXO.com merr vesh se ky është laboratori i dytë që dyshohet se i përket personit me iniciale M.D.

Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës është gjetur edhe një sasi e vogël e dyshuar marihuane.

Në këtë laborator ishin duke u përgatitur katër dhoma për kultivim të drogës.