Foto: Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet pasi i dehur sulmoi policët

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej policëve ka pranuar tretman mjekësor.

Në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një qese me substancë të dyshuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet në ndalim policor deri në këndellje e më pas të intervistohet.