Ilustrim Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, arrestohet nën dyshimin për dhunë fizike e psikike ndaj gruas  

Policia ka ndaluar një person pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në familje ka shkaktuar  dhunë fizike dhe psikike ndaj  bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Mitrovicën Veriore.

Lidhur me rastin është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm.

Palët janë intervistuar dhe  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Nga Policia rasti po trajtohet si sulm.