Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës

KFF Mitrovica e ka fituar Kupën e Kosovë në kategorinë e vajzave në futboll, pas fitores me rezultat 6-0 ndaj KFF Kosova VR.

Mitrovicasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Donjeta Halilin në minutën e 6’.

Qendërsulmuesja Kaltrina Biqkaj e dyfishoi epërsinë në minutën e 11’, duke shënuar me lehtësi.

Mitrovicaset e trefishuan epërsinë në minutën e 32’ me Kaltrina Biqkajn pas një asistimi të bukur nga Endrina Elezaj.

Deri në fund të pjesës së parë mitrovicaset i kishin disa raste për gol, por nuk i konkretizuan.

Skuadra e Kosova VR nuk u tregua e rrezikshme në asnjë moment.

Kaltrina Biqkaj e kompletoi hat-trickun e saj në minutën e 62’ duke shënuar për 4-0.

Edona Kryeziu me një gol të bukur në minutën e 65’ shënoi për 5-0.

Donjeta Halilaj shënoi për 6-0, në minutën e 69’.

Deri në fund të takimit Mitrovica kishte raste të mira për gol, por nuk i konkretizoi në gola.

Kujtojmë se Mitrovica është shpallur kampione e Superligës për sezonin 2020/2021.