Foto: ZKM

Miratohet Projekt-kodi Doganor dhe i Akcizave

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, është miratuar Projekt-kodi Doganor dhe i Akcizave.

Albin Kurti, kryeministër i vendit tha se ky projekt-kod është kornizë gjithëpërfshirëse për rregullat dhe procedurat doganore.

Përderisa, ministri i i Financave Hekuran Murati tha se ky projekt-kod siguron kornizë për rregullat dhe procedurat doganore.

“Ka 6 libra, të gjitha këto janë harmonizuar me direktivat e BE-së” – tha ai.

Tutje Murati shtoi se draftimi i këtij kodi ka qenë prioritet për disa vite dhe se kjo ka qenë kërkesë e zbatimit të programin të MSA-së.