Foto: REL
Miradi e Ulët, qytetari raporton në Polici kunatin e vajzës
14.2.2024 - 11:14
Një person ka raportuar në Polici të Kosovës se përmes telefonit është kanosur nga kunati i vajzës së tij në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari vajzën e raportuesit (kunatën) duke e kanosur nuk e ka lejuar të qëndrojë në shtëpinë e burrit të saj.
Rasti ka ndodhur më 13.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Miradi e Ulët, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është trajtuar si kanosje.