Foto: Atdhe Mulla

Ministrja qan teksa lexon emrat e viktimave të tërmetit

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka qarë sot deri sa ka lexuar emrat e 28 viktimave të tërmetit të djeshëm në Shqipëri.

Në mesin e viktimave që ministrja ua lexoi emrat kishte fëmijë, vajza, djem, gra e burra.

Në një postim në Facebook, ministrja Xhaçka ka thënë se leximi i emrave të viktimave të tërmetit të djeshëm në Durrës e Thumanë ishte komunikimi më i vështirë publik në jetën e saj.

Ministrja e Mbrojtjes u është lutur banorëve, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme të rënda, të mos rikthehen në banesat e tyre, deri në vlerësimin nga Instituti i Ndërtimit dhe Shoqata e Ndërtuesve.

Ndërkohë, numri i viktimave ka kaluar shifrën 30.

Në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Epërm i Gjilanit.