Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë: Një qytetar mund të caktojë termin për vaksinim për 10 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë njofton se tani një qytetar mund të caktojë termin për 10 persona të tjerë.

Sipas Ministrisë këtë e ka mundësuar platforma eKosova, aty ku edhe janë bërë terminet deri më tani.

“Platforma eKosova mundëson që tani NJË qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e MSH-s.

Ndryshe, Ministria bënë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të aplikojnë dhe të caktojnë termine për vaksinim kundër COVID-19.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 15,869 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938,504 doza të vaksinës.

Deri më sot 318,099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.