Ministria e Shëndetësisë me dy zëvendësministra burra

Ministri i LDK-së që udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të zëvendësohet nga dy zëvendësministra.

Zëvendësat e ministrit Zemaj do të jenë Resul Makreshi dhe Pjetër Ndou.

Resul Makreshi, vjen nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, kurse, Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo ministri deri tani ka vetëm dy zëvensësministra, ashtu siç e ka parapa programi qeverisës i LDK-së për një dikaster.

Por në këtë ministri angazhimi i grave nga tri subjektet që do ta përfaqësojnë shëndetësinë mungon.

Ndryshe, ministri Zemaj ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndonëse udhëheq ministrinë e Shëndetësisë, ai me profesion është  magjistër i shkencave juridike.

 

Kjo është pasuria e Armend Zemajt, juristit të propozuar nga LDK për ministër të Shëndetësisë

Ndërsa, zëvendësi i tij sipas raportimeve në media Pjetër Ndou, në vitin 2018 ishte arrestuar për dyshimet se ishte i përfshirë në keqpërdorime me patentë shoferë dhe se ende është në hetime. Në atë kohë, Ndou ishte këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.