Ministri Vitia zhvilloi bisedë telefonike me homologët e shteteve fqinje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologët e shteteve fqinje.

Sipas njoftimit, ministrja e Shqipërisë Ortega Manastirliu, ministri i Malit të Zi, Kenan Hrapovic, ai i Serbisë, Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, kanë vlerësuar se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë.

“Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, të gjithë janë dakorduar dhe kanë premtuar se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19.