Foto: Ejup Maqedonci / facebook

Ministri Maqedonci e komandanti i KFOR-it diskutuan për situatën e sigurisë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Sipas njoftimit, temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend.

Po ashtu edhe intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrë për shkas sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, dhe rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes.

“Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Policia e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”- ka thënë Maqedonci në Facebook.