Ministri i Financave, paralajmërim për bizneset që ngrisin çmimet: Do ju mbyllim

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë takimit me stafin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka kërkuar nga bizneset që menjëherë të kthejnë çmimin paraprak të produkteve.

Gjithashtu, Bislimi tha se ka kërkuar nga dikasteri që drejton, ATK dhe nga Dogana e Kosovës që të implementojnë vendimin që njëri prindër të qëndrojnë në shtëpi përgjatë këtyre dy javëve.

“Kemi vendosur qe gjithë komuniteti I biznesit përfshirë këtu edhe publik që të garantojnë që së paku njëri nga prindërit qe të mundësohet që të qëndrojnë në shtëpi për gjatë këtyre dy javëve. Unë kam kërkuar nga Ministria e Financave dhe nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe menjëherë nga Dogana që ta implementojnë këtë vendim. Në Kosovë nuk asnjë rast, mirëpo ne duam që të mbetet kështu”, u shpreh ai.

Ai tha se nuk duhet lejuar që bizneset të keqpërdorin dhe të përfitojnë nga fatkeqësitë, përkatësisht nga coronavirusi.

“Ka gjithmonë një grup i vogël i bizneseve që përfitojnë në kohë të jashtëzakonshme, për përfitime që ndikon edhe në buxhet, e sidomos të ata që kanë paga më të ulta, dhe në të njëjtën kohë ndikon në krijimin e panikës, e që qytetarët kërkojnë që të blejnë sa më shpejtë ushqimet bazike që të evidentojnë çmimet më të larta në ditët pasuese. Është detyrë e jona që të pozicionohemi fuqishëm kundër këtyre amvisërive dhe bizneseve të papergjeshme që të mos përfitojnë nga fatkeqësitë”, ka thënë ai.

“Kam kërkuar nga komuniteti i biznesëve që menjëherë të kthej çmimet në nivelin normal. Do të autorizojë ATK që të dal në teren për të inspektuar marketet dhe farmacitë për të identifikuar çmimet. Në rast që ka çmimet të tilla, atëherë do të ndërmarrim veprime rigoroze në mbylljen e biznesit”, shtoi Bislimi.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për masat parandaluese të coronavirusit.

Qeveria ka marr vendim që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore deri më 27 mars mars.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Mbyllen shkollat deri më 27 mars