Mesfushori i Drenicës shpallet 'Ylli i Javës' për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në Futboll

Këtë vikend është zhvilluar xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku favoritët shënuan fitore por nuk munguan edhe rezultatet befasuese.

Edhe këtë javë si edhe herave tjera FFK-ja ka shpallur “Yllin e Javës”.

“Ylli i Javës” është shpallur futbollisti i Drenicës, Genc Hamiti.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të është shpallur futbollisti në radhët e KF Drenica, Genc Hamiti. Mesfushori ofanziv i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër KF Dukagjini, me rezultat 1:2”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Hamiti me dy asistimet e tij ishte më meritori që skuadra e Drenicës arriti që të regjistronte tre pikë të rëndësishme.