Mesazhi prekës i nënës nga Gjakova për politikën

Protesta e sotme e nënave nga Gjakova është shoqëruar me mesazhe prekëse të një nëne e cila ka akuzuar publikisht institucionet për mos hetimin dhe mos punë në zbardhjen e ngjarjeve që ndodhën gjatë vitit 1999 në qytetin e Gjakovës.

 

Njëra nga organizatoret  e protesës Nystrete Kumnova ka kërkuar drejtësi. “Kemi bo protesta, greva. Kemi dërgu edhe dëshmi në Gjykata Speciale dhe ende askush nuk është ftuar për të dalë para drejtësisë. Këtu janë krejt serb të Gjakovës që i kemi njoftur, që kanë folur shqip. Ata kurrë më mos folshin. I ‘faroftë’ Zoti deri në fije, e jo me ardhë këtu edhe me bo pelegrinazhe”, ka thënë Kumnova.

Tërë protesta është shoqëruar me vargje të një n=ne

Më poshtë mund ta lexoni të transkriptuar mesazhin e nënës nga Gjakova:

“Na kanë djegë na kanë shkrumue

Nga vatrat tona na kanë dëbue

Mijëra femra i kanë dhunue

I kanë vra dhe i kanë masakrue

Nuk i kanë lonë jo, jo, jo  as me i varrue

Sytë lakmia iu ka vërbue

Shtet dhe popull i keni shkatërrue

’99-ën e keni kthye

I vritni prindërit para fëmisë.

Kjo është tmerri, makabra më e madhe që mund të ekzistojë

Jeni nda në fe e parti

S’mahet shteti me hajni

Jeni tu shkelë mbi gjak e varre

O të pafytyrë, a po ju vjen marre

Një burrë shteti, një legjendë e gjallë, hero i gjallë, e kanë vnu një tarifë dhe e lëkundi botën, çka bonë liderët e Kosovës, e pagëzun me emrin taksë, taksa tonve jau *** nonën.

Se ai është burrë shteti, i ka kallxu se ka shtet. E kam la me gjak.

Kam shërby dy javë në Shqipëri, ushtari i FSK-së e ka shpëtu jetën e fëmijës. E ju çka bëtë, me vra civilë, prindin para evladit, sikur janë vrarë mbi 2 mijë fëmijë”.

Me moton “ktheni më të dashurit tanë” një grup nënash nga Gjakova kanë nisur protestën në afërsi të kishës Ortodokse në Gjakovë ku sot pritet të zhvillohej pelegrinazhi i serbëve.

Në afërsi të Krishtlindjeve Ortodokse grupe të organizuara të komuniteti serb vizitojnë Manastiret dhe Kishat Ortodokse mirëpo që nga paslufta ky pelegrinazh është shënuar me protesta në qytetin e Gjakovës ku gjatë luftës janë vrarë qindra shqiptar një pjesë e madhe e të cilëve janë të zhdukur.

Protesta ka nisur sot në orën 8 të mëngjesit ndërsa përreth Kishës Ortodokse janë parë edhe forca të shtuara të policisë.

Në vitet e kaluara protesta kishte eskaluar edhe me përleshje në mes policisë dhe protestuesve ndërsa disa herë me radhë pelegrinët ishin kthyer.

Përkundër protestave dhe kërkesës së nënave nga Gjakova për hetime për ato çka ka ndodhur gjatë luftës në këtë qytet deri më tani nuk ka aktakuza të ngritura nga Prokuroria Speciale për vrasjet dhe shkatërrimet gjatë viteve 98-99.

Protesta disa herë ishte shndërruar edhe në arenë debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku përfaqësuesit e Serbisë ishin ankuar disa herë.