Foto: Kallxo.com

Nesrete Kumnova alivanoset gjatë protestës në Gjakovë

Në protestën e cila po mbahet sot në Gjakovë për të kundërshtuar ardhjen e paralajmëruar të pelegrinëve serbë, anëtarja e komisionit për të pagjeturit, Nesrete Kumnova.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjoka.

“Po, gjatë fjalimit të saj ajo ka humbur ndjenjat dhe është alivanosur dhe me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal”, tha Gjoka për KALLXO.com.

Kumnova është në kërkim të fatit të djalit të saj, Albionit, i cili u mor nga forcat e armatosura serbe nga shtëpia e tij në Gjakovë në fund të marsit të vitit 1999.

Nesrete Kumnova në shtëpinë e saj në Gjakovë. Foto: BIRN

Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, kishte kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, ta bënte të mundur këtë vizitë të serbëve në Gjakovë, ndërsa Presidenti ishte përgjigjur se “është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”.

KALLXO.com ka raportuar sot për protestën e cila po mbahet në Gjakovë.

https://kallxo.com/nis-protesta-ne-gjakove-kunder-vizites-se-serbeve-ne-kishe-video/