Mëngjesi e gjen Prishtinën me ajër shumë të ndotur

Ajri në Prishtinë në orët e mëngjesit është matur si shumë i ndotur.

Ditë më parë, Ministria e Mjedisit ka vendosur ekrane nëpër disa pjesë të qytetit ku paraqitet niveli i cilësisë së ajrit në kohë reale.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga matësi që gjendet afër Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

Sipas këtij matësi, në orën 9, ajri ka qenë shumë i ndotur.

Në ekran janë treguar edhe sasia e kemikaleve të ndryshme që gjenden në ajër.