Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Menaxhmenti distancohet nga gjuha e përdorur në RTK ndaj ministres Gërvalla

Menaxhmenti i Radio Televizonit të Kosovës ka reaguar pas publikimit të një komunikimi në mes dy personave brenda RTK-së të cilët përdorën gjuhë fyese ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në një transmetim live gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përmes një sqarimi, menaxhmenti ka thënë se komunikimi është bërë në mes një montazheri të RTK-së  dhe një përkthyesi me kontratë me shërbime duke shtuar se kanë inicuar procedurë diciplinore ndaj përgjegjësve.

Menaxhmenti i RTK-së është distancuar nga një gjuhë e tillë duke shprehur keqardhje për një bisedë të tillë.

Sqarimi i plotë:

Menaxhmenti i RTK-së shpreh shqetësim për gjuhën e papërshtatshme të përdorur nga një punonjës i RTK-së (montazher) dhe një përkthyes, i kontraktuar për shërbime, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Youtube.

RTK shpreh keqardhje si dhe e dënon dhe distancohet nga gjuha e përdorur nga punonjësi i RTK-së, ndaj zv. kryeministres Donika Gërvalla.

Kjo sjellje nuk përkon me etikën dhe standardet e punës në RTK.

Ju informojmë se lidhur me këtë rast, RTK-ja ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj përgjegjësve.

Deputetja publikon komunikimin e personave brenda RTK-së me ofendime për Donika Gërvallën