Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputetja publikon komunikimin e personave brenda RTK-së me ofendime për Donika Gërvallën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj Radio Televizionit të Kosovës në lidhje me një komunikim gjatë transmetimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih ku pjesëmarrëse ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Kica Xhelili në një postim ka publikuar komunikimin në mes dy personave të cilët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj Ministres së Punëve të Jashtme.

Deputetja ka ftuar RTK-në që të distancohet nga një gjuhë e tillë dhe që një diskutim i tillë të mos tolerohet.

“I bëjmë thirrje edhe Radio Televizionit të Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë, dhe këtë rast ta trajtoj me seriozitetin më të lartë, ashtu që të sigurohet që një nivel i tillë mendimi e diskutimi të mos tolerohet më kurrë”, ka shkruar ajo.