Mehmet Kraja rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Akademiku Mehmet Kraja është rizgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, ASHAK ka bërë të ditur se sot Kuvendi i Akademisë ka zgjedhur kryesinë e re.

Nënkryetare e ASHAK është zgjedhur Justina SH. Pula, akademike, ndërsa Luan Mulliqi, anëtar korrespondent është zgjedhur Sekretar Shkencor i Akademisë.

Po ashtu, sipas njoftimit sot janë zgjedhur edhe sekretarët e seksioneve.

Akademik Sabri Hamiti është zgjedhur Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Gjyljeta Mushkolaj, anëtare korrespondente është zgjedhur Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, kurse Fetah Podvorica, anëtar korrespondent, është zgjedhur Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës.

Akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.