Mediave u vendoset shirit kufizues në Kuvend, gazetarët bojkotojnë raportimin e seancës

Pas pauzës së seancës së vazhdimeve në Kuvendin e Kosovës, në hapësirën të cilën janë të vendosura mediat, është vendosur një shirit i cili ka zhvendosur prapa gazetarët dhe kameramanët që po raportojnë drejtpërdrejtë nga seancat parlamentare.

Zyrtarët e Kuvendit, që kanë vendosur shiritin janë arsyetuar duke thënë se ky vendim ka qenë “për shkaqe sigurie”.

Kjo sipas mediave e ka vështirësuar punën e tyre për të raportuar tek qytetarët, prandaj vendosën që të bojkotojnë dy seancat e jashtëzakonshme.

Kuvendi i Kosovës me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur sot dy seanca të jashtëzakonshme, në ora 14:00 dhe një në ora 16:00.

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kundërshtuar mbajtjen e këtyre seancave.