Me rezultat 2-1 për Italinë përfundon ndeshja e parë e Shqipërisë në EURO 2024

Me rezultat 2-1 për Italinë ka përfunduar ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024.

Nedim Bajrami nga Kombëtarja e Shqipërisë shënoi gol në sekondën e 23-të të lojës ndaj ekipit kundërshtar, Italisë, duke e bërë kështu golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në historinë e kampionatit Europian.

Në minutën e dhjetë Italia barazoi, derisa në minutën e 17-të me golin e dytë kaloi në epërsi.

Pjesa e dytë e lojës nuk pati ndonjë ndryshim në rezultat.

Shqipëria bënë pjesë në grupin B në EURO 2024, derisa kundërshtar, përpos Italisë, ka edhe Kroacinë dhe Spanjën.