Sllovenia kalon në epërsi ndaj Serbisë

Kombëtarja e Sllovenisë sapo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Serbisë e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian të futbollit “Euro 2024”.

Lojtari Zan Karnicnik realizoi golin për Slloveninë duke kaluar kështu në epërsi 1:0 ndaj Serbisë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” në Bayern të Gjermanisë.