Pika kufitare në Jarinjë. Foto: KALLXO.com

Mbyllet edhe pika kufitare në Jarinjë

Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur dy pikat kufitare në veri, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Organet e rendit kanë ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare.

“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë sot në orët e mëngjesit dhe dy të tjerë u plagosën pas një sulmi.

Policia ka konfirmuar se njëri nga pjesëtarët e grupit terrorist në veri është vrarë.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”- thuhet në njoftim.

Dyshohet se persona të armatosur e të maskuar janë brenda manastirit në Banjskë

KFOR për situatën në veri: Jemi të gatshëm për t’u përgjigjur nëse kërkohet