Mbi 6 mijë raste të kontakteve të identifikuara nga IKShPK, 562 raste të konfirmuara me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po i mbikëqyr edhe 6 mijë e 4 kontakte të rasteve me koronavirus në Kosovë.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani  në Kosovë janë konfirmuar 562 raste me COVID-19, prej tyre 12 kanë vdekur dhe 102 të shëruar.

Rezultatet e testeve për COVID-19, mbi 50 raste të reja