Greva e minatorëve në Trepçë. Foto: KALLXO.com.

Mbi 50 orë grevë në Trepçë, rëndohet gjendja shëndetësore e minatorëve - FOTO

Minatorët në minierën e Trepçës kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre është rënduar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Destan Kërleshi nga Sindikata e Punëtorëve të Trepcës.

“Greva ende po vazhdon po ashtu dhe neglizhenca e qeverisë për të dialoguar lidhur me kërkesat e minatorëve” – tha ai.

“Gjendja shëndetësore e minatorëve është rënduar ku tanimë kemi hyrë në ditën e 3-të grevës (54 orë) minatorët kërkojnë çdo minutë ndihmë mjekësore”- tha tutje Kërleshi.

Minatorët në minierën e Stantërgut  kanë hyrë në grevë duke kërkuar plotësimin e tri kërkesave: Realizimi i pagës mujore me kohë nga data: 6–10 [në fillim të çdo muaji]; Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.

Ndërkohë, mbrëmë, njëri nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë grevës.

Në anën tjetër, menaxhmenti i “Trepçës”, grevën e konsideron joligjored dhe thotë se minatorëve u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedonia e Veriut).


Greva e minatorëve në Trepçë. Foto: KALLXO.com.