Mbi 2 mijë raste aktive nga COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve të reja të infektimit me coronavirus por edhe ai i vdekjeve ka shënuar rënie ditëve të fundit por në Kosovë janë 2 mijë e 378 raste aktive me SARS-CoV-2.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sot në Kosovë janë shëruar 199 persona nga COVID-19, janë shënuar 71 raste të reja ndërsa është shënuar një vdekje brenda 24 orëve.

Komuna me më së shumti raste aktive mbetet Prishtina, 20 raste të reja u regjistrun sot, në Skenderaj janë shënuar gjashtë raste me COVID-19.