COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit 1,187 persona janë infektuar me COVID-19 gjersa gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas këtyre të dhënave, brenda 24 orëve janë shëruar 613 persona kurse numri i rasteve aktive në total është 9,820.

Po ashtu, nga këto të dhëna është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 185 doza të vaksinës anti Covid, kurse gjatë kësaj kohe janë kryer 3022 testime.