Gjësendet që po largohen me autoambulancë me targa të Beogradit nga objekt-aneksi në stacionin qendra në Prishtinë. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Materialet nga aneksi ngjitur me Stacionin e Policisë po barten në spitalin e Graçanicës

Mjetet, pajisjet mjekësore, dokumentet, e gjësende të ndryshe materiale po vazhdojnë të barten me autoambulanca nga objekt-aneksi në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë.

Ekipi i KALLXO.com mëson se këto pajisje dhe materiale po transportohen drejtë spitalit kryesor në Graçanicë.

Në zyrën e cila funksiononte sipas prokurorisë ilegalisht, siç mëson KALLXO.com ishin nëntë të punësuar, staf mjekësorë të fushave të ndryshme.

Transporti i mjeteve të ndryshme po bëhet me autoambulanca, e njëra prej tyre me tabela të Beogradit.

 

Me autoambulancë me tabela të Beogradit po barten materialet që u gjetën në aneksin ngjitur Stacionin e Policisë