Masat për coronavirusin: Qeveria ndërpren transportin ndër-urban dhe ndërkombëtar

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur disa orë pasi janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, është miratuar propozim-vendimi për masat shtesë.

Njëri prej rekomandimeve të miratuara është edhe ndërprerja e menjëhershme e transportit ndër-urban në Kosovë dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dy rastet e para me coronavirus janë nga këto dy qytete, një 22 vjeçare që punonte në Leskovc të Klinës dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se të gjithë personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me coronavirus në Leskovc dhe Stubëll janë izoluar.

 

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

 

.