Masat ndaj coronavirusit - Mbyllen 6 biznese në Pejë

Gjashtë subjekte afariste në Komunën e Pejës janë mbyllur nga Inspektorët e Komunës si pasojë e moszbatimit të masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e virusit Covid-19.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Pejës, Leutrim Murtezaj.

Murtezaj deklaroi se bizneset që nuk respektuan vendimin e qeverise janë mbyllur dhe të njëjtëve u është hapur procedura në organet kompetente-polici.

Drejtori Murtezaj shtoi se inspektorët janë në terren duke mbikëqyrur zbatimin e vendimeve të Qeverisë.

KALLXO.com ka raportuar për arrestimin e 7 pejanëve që nuk e kanë respektuar vendimin për mos hapjen e lokaleve afariste për shkak të situatës së emergjente të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Sot gjatë ditës për në polici është shoqëruar edhe një person për organizim të dasmës.

Qytetarët që nuk zbatojnë vendimet për mbrojtje nga pandemia dënohen deri në 2 vjet burg