Foto: ZKM

Marigona Berisha emërohet këshilltare politike për media e zëvendëskryeministrit Hoti

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, e ka emëruar Marigona Berishën këshilltare politike për media.

Sipas tyre, kjo është bërë duke synuar për një bashkëpunim sa më të mirë dhe transparent me media nga ana e Hotit.

Zyra e Kryeministrit ka lutur që të gjitha kërkesat e mediave të cilat i drejtohen zëvendëskryeministrit Hoti, por edhe kabinetit të tij, t’i dërgohen edhe këshilltares Berisha.

Në këtë njoftim nuk është bashkangjitur ndonjë fotografi e së emëruares, Marigona Berisha, siç ndodhë rëndom në njoftimet e Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti deri më tani i ka emëruar më shumë se 10 këshilltarë politik.