Maqedoni e Veriut, nxënësit nesër kthehen në bankat shkollore

Me prezencë të plotë fizike nesër viti shkollor fillon në Maqedoninë e Veriut. Nga prezenca fizike lirohen nxënësit me sëmundje të rralla ose pengesa, fëmijët që janë nga familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve, si dhe për shkak të arsyeve jo mjekësore, ndërsa leje do të jap shkolla, shpjegoi mes tjerash ministrja Milla Carovska në emisionin 10 minuta.

Milla Carovska: “Edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit shkollor si Ministri i mbledhim të dhënat në nivel ditor. Çdo kund ku paraqitet rrezik, shërbimi epidemiologjik lokal menjëherë del në terren, konfirmohen anketat epidemiologjike dhe japin instruksione se si të vazhdojmë më tej, nëse paraqitet rast pozitiv, nëse kemi mos respektim të masave…”.

TV21: Në rastin konkret, çfarë thonë informacionet dhe çfarë thonë protokollet? Çka nëse në klasë paraqitet rast pozitiv, qoftë nxënës ose mësimdhënës?

Milla Carovska: “Menjëherë informohet shërbimi epidemiologjik, del në terren, bëjnë anketë epidemiologjike, japin instruksione se si të veprohet më tej, të cilat ne si shkollë dhe ministri kemi për obligim t’i respektojmë”./21Media