Tërmet në Maqedoni të Veriut
25.4.2022 - 12:22
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dridhje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup njofton se mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2,8 ballëve sipas shkallës Riter.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës. Dridhjet e tokës janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë./TV21