Pamje nga hapja e ekspozitës për Nënë Terezën. Foto: KALLXO.com.

Ekspozitë për Nënë Terezën në Prishtinë - FOTO

Organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut, është hapur sot në Prishtinë ekspozita “Misionarja e bamirësisë-kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror”.

Kjo ekspozitë për Gonxhe Bojaxhiun – Nënë Terezën është hapur në Lapidariumin i Muzeut Kombëtar të Kosovës në kuadër të bashkëpunimeve në mes këtyre dy arkivave shtetërore.

Ekspozita është përgatitur nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut dhe përmes saj jepen të dhëna me rëndësi arkivore, fotografi, dokumente e materiale administrative të qytetit të Shkupit për Nënë Terezën dhe familjen e saj – Bojaxhiu.

Në ceremoninë e hapje ishte e pranishme edhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufi dhe dy drejtorët e arkivave shtetërore të dy vendeve.

“Në rajonin tonë kemi shumë figura të përbashkëta që përçojë mesazhe paqe e bashkëpunimi, por figura e Nënë Terezës është më e veçanta, sikurse që edhe ky aktivitet që jep një mesazh të rëndësishme paqeje, jo vetëm për rajonin tonë”-tha ambasadorja Jusufi.

Ndërsa dy drejtorët, Bedri Zyberaj dhe Emil Krsteski thanë se do të vazhdojë bashkëpunimet e tilla.

“Përmes kësaj ekspozite prezantohen materiale të rëndësishme për Nënë Terezën, pasi Arkivi i Shtetëror Maqedonisë së Veriu ruan dokumentet më të të vlefshme dhe më të rëndësishme për figurën e Nënë Terezës qysh nga fëmijëria  dhe familjen e saj” -tha Bedri Zyberja, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

“Kjo ekspozitë është hapur me 5 tetor në Shkup, ndërsa synojmë që ta hapin edhe në Shqipëri, ekspozita përmban materiale të panjohura deri më tani për Nënë Terezën. Për arkivin shtetëror ishe sfidë dhe privilegj përgatitja e kësaj ekspozite”- tha Emil Krsteski, drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ekspozitë është hapur në 25 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, ndërsa për 4 ditë do të jetë e hapur në Lapidariumin e MKK-së.

Në 4 Shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ose Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq në moshën 87 vjeçare, më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë.

Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit ‘Nobel’ për Paqen.

Pamje nga hapja e ekspozitës për Nënë Terezën. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga hapja e ekspozitës për Nënë Terezën. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga hapja e ekspozitës për Nënë Terezën. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga hapja e ekspozitës për Nënë Terezën. Foto: KALLXO.com.