Vrasja e 16-vjeçarit në Tetovë - Dyshohet se e goditi me mjet të fortë dhe e hodhi në lumë

16-vjeçari që u gjet dje në ujërat e lumit Shkumbin dyshohet se është vrarë nga e dashura 17 vjeçare nga fshati Rogle e komunës së Zhelinës. Ajo dje është arrestuar dhe në stavionin policor në Tetovë e ka pranuar se ka kryer krimin.

Si Prokuroria po ashtu Policia konfirmojnë se e dyshuara ka pranuar veprën penale dhe ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës tregon po ashtu se për këtë rast në bisedë informtive është thirrur edhe një person tjetër i mitur.

Nga Prokuroria thonë se 17 vjeçarja me mjete të forta e ka goditur tashmë të ndjerin duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin.

Autopsia e të ndjerit tashmë ka përfunduar, familjarët gjatë orëve të pasdites e kanë bërë varrimin, Motivet e veprës mbeten ende të panjohura.

TV21 kontaktoi edhe me avokatin e të dyshuarës Ibrahim Bajramin i cili në një bisedë telefonike na tha se për shkak të konfidencialitetit, të fazës së ndjeshme hetimore, nuk mund të japë informacione konkrete pasi që veprime hetimore aktuale janë duke ndërmarrë nga organet kompetente në vijën e zbardhejes së rastit.

Përndryshe 16 vjeçari B.S ishte larguar nga shtëpia rreth orës 16 të datës 21 dhjetor, ndërsa në orën 23:45 vetura e tij u gjet te Banjat e Tetovës, kurse trupi rreth 100 metra më poshtë në ujërat e lumit Shkumbin./TV21