Qyteti i Mamushes. Mamushe. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Mamushë: Burrë e grua përfshihen në rrahje në mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Mamushës ka ndodhur një incident ndërmjet burrit dhe gruas.

Pas një mosmarrëveshje në mes vete janë rrahur burrë e grua, ndërsa si pasojë e konfliktit që të dy kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Pas intervistimit në Polici, me vendim të Prokurorit burri i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa është iniciuar rast për dhunë në familje.

Edhe një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, kur një femër ka raportuar në Polici se janë rrahur babë e bir.

Që të dy kishin pësuar lëndime trupore ndërsa me vendim të Prokurorit vetëm njëri është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Një rast i tretë i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren gjatë ditës së djeshme, kur janë përfshirë në rrahje dy burra dhe një grua.