Ilustrim - Policia në aksion

Malishevë – Rrihen mes vete pasi aksidentohen me vetura

Dy burra janë arrestuar dje, pasi kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një aksident në trafik.

Rasti ka ndodhur në Malishevë dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe sulm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.