Majlinda Kelmendi fiton medalje të bronztë në Tel Aviv

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje në garat ndërkombëtare.

Kelmendi fitoi medalje të bronztë në “Grand Slam”, garë e cila po mbahet në Izrael.

Kështu njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Përveç medaljes, Majlinda Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike.

Ky është njoftimi i plotë:

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tel Avivit

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit.

Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Ëurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

KOK përgëzon suksesin e Majlindës dhe iu uron fat dhe suksese Akil Gjakovës dhe Laura Fazliut, të cilët garojnë nesër.