Lutfi Haziri rezulton negativ për coronavirus

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se ka rezultuar negativ për coronavirus.

“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për Covid 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV”, ka shkruar ai.

Haziri ka bërë të ditur sot se do t’ nënshtrohet testimit për coronavirus, pasi që kishte qenë prezent në një aheng pranë një të identifikuari pozitiv.

Deri më tani numri në Kosovë ka arritur në 20 raste.