Lufta ndaj COVID-19, Ministri Zemaj thotë se në Kosovë do të vijnë 4 mjekë nga Italia

Gjatë informimit në lidhje me zbatimin e masave të mbrojtjes ndaj COVID-19, në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se në bashkëpunim me ambasadën italiane në Kosovë do të vijnë 4 mjekë nga Italia.

“Do të vijnë për 2 muaj për të ndihmuar në aspektin profesional në përballje me COVID-19”, tha Zemaj gjatë mbledhjes.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se aktualisht janë 700 shtretër në dispozicion bashkëpunim me USAID-in dhe se Kosova do të furnizohet me 50 respiratorë.

“Është bërë inicimi i procedurave për anëtarësim në Rrjetin Shëndetësorë të Evropës Juglindore dhe nënshkrimi me USAID-in për dhurimin e  50 ventilatorëve”, ka thënë Zemaj.