Ilustrim
Sekuestrohen 144 paketime të barnave pa banderolë në dy barnatore në Pejë
Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme pa banderola në dy barnatore në Pejë.
“Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -Pejë kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë, ku së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë. Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola. Janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme”- thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë i dyshuari me iniciale N.Zh. është intervistuar nga Krimet Ekonomike nën dyshimin se ka prodhuar dhe shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore.
“Me akt-vendimin nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt”- thuhet tutje në komunikatë.