Lufta Izrael - Hamas: Policia e Hezbollahut plagosë 18 izraelitë 

Tetëmbëdhjetë izraelitë janë plagosur, njëri në gjendje kritike, pasi milicia e Hezbollahut e mbështetur nga Irani gjuajti raketa antitank nga Libani jugor në një shenjë të mëtejshme se përleshjet përgjatë kufirit po përshkallëzohen vazhdimisht.

Udhëheqësi i partisë Hezbollah të Libanit ka deklaruar se krahu i saj i armatosur kishte përdorur lloje të reja armësh dhe kishte goditur objektiva të reja në Izrael dhe u zotua se fronti kundër armikut të saj të betuar do të mbetet aktiv. Në një fjalim televiziv, vetëm fjalimi i tij i dytë që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit në tetor, Sayyed Hassan Nasrallah tha se Hezbollahu ka treguar “një përmirësim sasior në numrin e operacioneve, madhësinë dhe numrin e objektivave, si dhe një rritje në llojin e armëve”.

Ndërkohë, ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant e ka paralajmëruar Hezbollahun që të mos i përshkallëzojë luftimet përgjatë kufirit. “Hezbollahu po e tërheq Libanin në një luftë që mund të ndodhë,” u tha Gallant trupave në një video të transmetuar nga kanalet televizive izraelite./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala