Lufta Izrael - Hamas: Armëpushimi hyn në 24 orët e fundit - kërkohet zgjatje e tij

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në 24 orët e fundit të hënën, me grupin militant Hamas që thotë se është i gatshëm ta zgjasë pauzën, ndërkohë që presidenti i SHBA Joe Biden thotë se shpreson se mund të vazhdohet për sa kohë që pengjet të lirohen.

Hamasi i ka liruar 17 persona të tjerë të dielën në shkëmbimin e tretë të pengjeve dhe të burgosurve sipas marrëveshjes katërditore të armëpushimit që filloi të premten, ndërsa Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë.

Izraeli përballet me presion të madh nga familjet e pengjeve, si dhe nga aleatët, për ta zgjatur armëpushimin për të siguruar më shumë lirime. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili të dielën bëri vizitën e parë në Gaza nga një kryeministër izraelit që nga viti 2005, tha se ai ka folur me Bidenin dhe do të mirëpriste zgjatjen e armëpushimit nëse do të nënkuptonte që çdo ditë shtesë, 10 robër do të liroheshin.

17 pengjet e liruara nga Hamasi të dielën përfshinin një vajzë izraelito-amerikane katërvjeçare, tre shtetas tajlandez dhe një shtetas rus, dhe të gjithë izraelitët ishin gra ose fëmijë, sipas autoriteteve te Izraelit. Autoritetet e burgut kanë thënë se 39 të burgosur palestinezë, gjithashtu gra dhe fëmijë, u liruan nga burgjet izraelite.

Lirimet e çojnë në 63 numrin e përgjithshëm të pengjeve të liruar nga rreth 240 pengje që u morën në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, raporton Agence France-Presse, ndërsa Izraeli ka liruar 39 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë në çdo tri ditë që nga e premtja./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala