Ilustrim

Lokalizohet zjarri që kaploi depon e hekurishtes në Ferizaj

Zjarri i cili kaploi një depo të një hekurishteje gjatë ditës së sotme në fshatin Bibaj në Ferizaj është lokalizuar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai po ashtu ka treguar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Sipas Veselit, Policia ka pranuar informacion për rastin rreth orës 13:40.

“Sot, rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte është një zjarr”, ka thënë ai.

Tutje Veseli ka treguar se patrullat e policisë dhe zjarrfikësit e Ferizajt kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Merr flakë depoja e një hekurishteje në Ferizaj