Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

LIVE – Interpelanca e ministrit Kuçi për dhënien e licencave KELKOS-it për hidrocentralet

Kuvendi i Kosovës ka nisur Interpelancën me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40 vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.

Kërkesa për interpelancë është bërë sipas kërkesës së deputetes nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi se si Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që kompanisë KEKLOS t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.