Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari që u kap me revole

Zyrtarët e stacionit të Policisë së Kosovës në Viti në mesditën e sotme kanë arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas një njoftimi për media, i dyshuari më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fillimisht, policët kishin përmes rrugëve operative kishin pranuar informacion se i dyshuari L.H., 33-vjeçar është në posedim të armës ilegale.

“Zyrtarët policorë gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit TT M-57 e kalibrit 7.62, një karikator dhe tetë copë fishekë, të gjitha pa leje” – tha PK.

Tutje është thënë se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.