Lipjan, sulmohet nga sigurimi i restorantit

Një qytetar ka raportuar në Polici se është sulmuar nga sigurimi i restorantit, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 1:35 në fshatin Babush i Muhaxherëve.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, vazhdon të hetohet.