Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjan, sulmohet me mjet të fortë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka goditur me mjet të fortë një burrë tjetër.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Krojmir të Lipjanit, dje rreth orës 10:30.

Tutje Policia sqaron se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.