FOTO ILUSTRIM

Lipjan, dy vjedhje të rënda brenda gjysmë ore

Policia e Kosovës njofton për dy raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në Lipjan.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 08:40, kur një burrë ka njoftuar se një ose disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të firmës së tij dhe nga zyra i kanë vjedhur para të gatshme.

Ndërsa rasti i dytë i vjedhjes ka ndodhur rreth orës 09:05 ku një burrë ka njoftuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kanë hyrë në objektin e firmës dhe kanë vjedhur para të gatshme .

Policia e Kosovës sqaron se të dy këto raste të vjedhjes së rëndë janë duke u hetuar.